Hapësirë dhe komunitet i njerëzve të pavarur të cilët

bashkëveprojnë, krijojnë dhe kultivojnë

kulturën e natyrshme njerëzore të funksionimit në barazi.

KOMUNITET

BASHKËVEPROJMË

Me strukturë horizontale të funskionimit, e cila garanton barazinë dhe gjithpëfshirjen.

KRIJOJMË

Forma të reja të funksionimit grupor për t'i dhuruar shoqërisë shpresë mes katrahurës tranzicionale.

KULTIVOJMË

Kulturën e vullnetarizmit për të dhuruar alternativë të shëndoshë për zhvillim personal dhe grupor.

Loading …

“Hapësirë që mundëson ndërtimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e njohurive dhe burimeve. Disa miq, të ashtuquajtur minimalist, të dashuruar me artin dhe nënkulturat, e që angazhohen të fuqizojnë shoqërinë civile për t'u bërë një nxitës i ndryshimit dhe një garantues i nje revolucioni në ndonjë kohë.”

Redi

Vullnetar

"Hapësirë ku të gjithë kanë mundësi të shprehin idetë e tyre, një vend me gjallëri dhe lëvizje nga aktivitete të ndryshme dhe njerëz me të cilët ndjehem e lirë të shpreh mendimet."

Sara

Vullnetare

PËR NE

Hapësira dhe komuniteti

Hapësira Socio-Kulturore Tetovë (Social Cultural Space Tetova) është komunitet i njerëzve të pavarur të cilët bashkëveprojnë, krijojnë dhe kultivojnë kulturën e natyrshme njerëzore të funksionimit në barazi. Ky komunitet në zhvillim është i përqendruar në krijimin e standardeve dhe normave të reja të funksionimit kolektiv, që përshkojnë me nevojat e kohës dhe rrethit veprues.

JENI TË INTERESUAR PËR BASHKËPUNIM?

Mos hezitoni të na kontaktoni në hapësirat tona, nëprmjet emailit, faqeve tona në rrjetet sociale ose: